Guterres: T’i japim fund luftës me natyrën!

Postuar në 10 Shtator, 2022 09:21

Ndryshimet klimatike janë shkaku i përmbytjeve në Pakistan, nga të cilat vdiqën 1400 njerëz dhe u prek një sipërfaqe sa Britania e Madhe. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar duke shkruar se vendet në zhvillim po paguajnë një çmim të tmerrshëm për shkak të strukturës ekonomike të botës që bazohet mbi hidrokarburet. 

Nga Islamabadi po lëshoj një apel botëror: Të ndalet çmenduria! Investoni në energjinë e rinovueshme tani. Jepini fund luftës me natyrën! 

shkruan Guterres. 

Sipas tij kursi aktual është në fakt vetëvrasje e njeriut që po provokon prishje të ekuilibrave në ekosistemin nga i cili varet ekzistenca e tij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.