SoftBank, investuese e Vision Fund, humbet 23.4 miliardë dollarë

Postuar në 09 Gusht, 2022 09:22

Një ndër institucionet kryesor financiare në botë, kompania e dytë japoneze, SoftBank Group ka raportuar humbje prej 23.4 miliardë dollarë. SofBank është investitor i Vision Fund, një fond novacioni prej 100 miliardë dollarësh, më i madhi në botë për këtë lëmë.

Nga ana tjetër, SoftBank është një ndër aksionerët kryesorë të Uber Technologies, një shtrirje që pritet ta bëjë rënien e SoftBank një tërmet me valë sizmike të mëdha.

Kompania ka pranuar se vlera e njësive të veta private ka rënë për shkak të performacës së dobët, ndërkohë që ka rikonfirmuar se drejtimet e investimeve do të mbeten po ato, por do të ketë përzgjedhje.

Një nga problemet kryesore të bankës është edhe largimi i menaxherëve kryesorë të saj në një moment kritik që e rëndon përgjegjësinë e themeluesit Masayoshi Son.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.