UNESCO ngre alarmin për spastrimin kulturor të Ukrainës

Postuar në 13 Mars, 2022 13:35

UNESCO ngre alarmin për rrezikun e shkatërrimit të kulturës ukrainase nga agresioni ushtarak rus.

Qendrat e qyteteve janë dëmtuar rëndë, disa prej të cilave kanë sajte dhe monumente që datojnë në shekullin XI”, citon Euronews Lazare Eloundou-n, drejtoresha e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sot janë dëmtuar muzetë, disa prej të cilave ruanin koleksione. Ka edhe ambiente kulturore që janë dëmtuar. Është një jetë e tërë kulturore që rrezikon të zhduket.

Shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë së një vendi apo kulture është një krim lufte.

UNESCO thotë se shënjestrimi i sajteve kulturore ka evoluar në një taktikë lufte për të dëmtuar dhe për të shkatërruar shoqëritë për një periudhë të zgjatur. Në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2015, ish-drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, e përshkroi këtë si "spastrim kulturor".

Ukraina dhe Rusia kanë lidhje të ngushta kulturore dhe fetare, por që kur Rusia kreu agresionin e parë ushtarak në Ukrainë në vitin 2014, ka një krisje mes kishave ortodokse të të dy vendeve.

Në vitin 2019, Kishës Ortodokse të Ukrainës iu dha pavarësia nga Patriarku Ekumenik në Stamboll.

Kjo shënoi një ndarje historike nga Rusia, të cilën udhëheqësit ukrainas e panë atëherë dhe e shohin ende sot si jetike për sigurinë e vendit.

Dekreti, i njohur si Tomos, u ka bërë presion klerikëve ukrainas që të zgjedhin midis kishave ukrainase të mbështetura nga Rusia dhe kishës së re.

Kisha ukrainase ka qenë nën patriarkanën e Moskës për shekuj, por që kur Ukraina u bë e pavarur në 1991, tensionet u grumbulluan dhe më pas u intensifikuan në 2014 me aneksimin rus të Krimesë.

Ndërsa luftimet i afrohen Kievit, shqetësimi sa vjen e bëhet më i madh.

Një vend i cili për ne është shumë shqetësues në qytetin e Kievit, i cili është një sit i Trashëgimisë Botërore. Ky vend ka dy ansamble shumë të rëndësishme: Katedralja e Shën Sofisë dhe gjithashtu kompleksi i manastirit Lavra. Këto dy vende janë dëshmi e lindjes së Kishës Ortodokse Ruse.

Eloundou u ka kërkuar të gjitha vendeve anëtare të UNESCO-s, përfshirë Rusinë, të mos prekin sajtet kulturore. Ndërkohë, Moska nga ana e saj po mbledh veprat e artit rus.

Pak ditë më parë, Rusia i kërkoi Italisë t’i kthente veprat që i janë dhëne hua galerive në Milano.

Ato përfshijnë "Gruaja e re me kapelë me pupla" të artistit të Rilindjes Titian, e cila i përket Muzeut Hermitage në Shën Petersburg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.