Agjencitë nuk pranojnë sigurimin e fermerëve nga përmbytjet

Postuar në 12 Dhjetor, 2021 17:15

Përmbytjet janë rikthyer në vend e bashkë me to edhe dëmtimet në bujqësi. Në një prononcim për MCN Tv, kryetari i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka ndër të tjera vuri në dukje edhe këtë problem:

Ka dëme të mëdha në ferma të mbjella me speca, janë mbushur me ujë. Ka dëme në shumë kultura bujqësore. Ajo që doja të thoja është që ministrja jonë del në terren ndërkohë që duhet të subvencionojë fermerët siç e ka Italia që ka buxhet 680 milionë euro për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Ne po kërkojmë të shkojmë në nivelin e Kosovës dhe Maqedonisë ku teprimin e sigurimit ta paguaj shteti, sepse fermerët edhe pse duan dhe kanë trokitur në agjencitë e siguracioneve nuk e kanë pasur të mundur të sigurohen, sepse në agjencitë e siguracioneve konsiderohet biznes me risk të lartë dhe pranohet sigurimi vetëm në periudha kur nuk është e nevojshme

Kjo çështje vjen në lidhje me mesazhet e kryeministrit Edi Rama, i cili në kontekstin e përmbytjeve të disa viteve më parë, bëri të qartë se për fatkeqësi të tilla duhet aplikuar skema e siguracioneve. E njëjta gjë u tha edhe për sigurimin nga tërmeti, që u vendos si skemë financiare te ndërtuesit.

Comments

Submitted by emri (not verified) on

sigurimi ehste biznes dhe me kete remuje territori qe ka ne shqiperi e fermere qe ndrtojne e mbjellin ku ju do qejfi.
s'ka kompani e qeveri qe te jep siguracion ne rast fatkeqesie .... kur ta kuptoni do e merni vesh.

Submitted by emeksi on

Shume e vertete qe eshte private dhe me risk, por vazhdoje fjaline: liberalizo tregun e sigurimeve.

Treg i cili eshte kartel i 5 shokeve, dhe duan zero risk. Hape tregun se neser ne mengjes e hap une nje shoqeri sigurimi qe te merret vecse me keto me risk...

Ne skenarin qe ti thua, problemi i prones pa letra apo ndertimit ilegal, do te jete pjese e studimit te riskut, dhe padyshim mund dhe te reflektohet ne nje prime me te larte...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.