Fotot me Enverin dihen. Interes kanë fotot me Saliun

Postuar në 03 Dhjetor, 2021 22:36

Mediat antiberishiane dështuan sërish. Ato nuk ia dolën që një fotografi të shitur si ekskluzive ta kthenin në kauzë të antikomunizmit. 

Sali Berisha shfaqet në një fotografi me Enver Hoxhën dhe për këtë i bëhet gjyqi se duhet qëruar nga politika. SHBA e ka pritur Saliun në Shtëpinë e Bardhë, Bushi po erdhi këtu. Nuk e dinte CIA këtë meselenë e fotos? 

SHBA e ka shpallur non grata Berishën se paska bërë qametin kundër demokracisë. Se helbete ka demokraci në Shqipëri. Por përralla nuk ngjiti dhe Saliu tani po i merr partinë Lulzim mavrisë dhe rrezikon të dalë sërish për kryeministër!

Ndaj lehjen e baltës e merr përsipër enturazhi në Tiranë që se hap sepetet e pasi nxjerr fletërrufenë nis e leh sa ka në kokë. Bën edhe moralin se pse mediat e tjera nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj fotoje!!!

Po foto me Enver Hoxhën ka edhe Ismail Kadareja p.sh. Mirëpo, këta që sot flasin kështu, e shpallin atë idealin tonë. Dhe të mendosh që Kadareja është 8 vjet më i madh se Berisha, pra ka qenë moshë madhore në ditët e fotove. Po flasim për foto në shtëpi dhe jo rrugëve apo në podiume si Fatmir Xhafa, heroi i Perëndimit për reformën në drejtësi. 

Pyetja që lind këtu e u duhet bërë këtyre brigadierëve të rinj të dixhitalizmës është: po me këtë logjikën tuaj, si quhet ai që ka një foto me Berishën në shtëpinë e tij? Apo në zyrë? Të implikon një foto e tillë? 

Duket si ironi apo humor, por kjo rrugaçëri që shohim sot në media është fotokopja e gjyqit të popullit dje, të prokurorëve popullorë që si palaço dhe kllounë, bënin hatanë njerëzve të tjerë me mjete që përndryshe pushteti do ta kishte të vështirë t'i përdorte.

Sa letra nga populli hapën asokohe procese pastrimi? Ja sot, kemi fotografitë nga populli, që i shërbejnë të vërtetës së dëlirë dhe të vettuar nga ndonjë ambasadë. 

Fotoja në fjalë nuk është aktor malinj në politikë sepse të gjithë e dinë se pajtimi i asaj kohe me regjimin nuk buronte vetëm nga bindja, por ishte edhe një gjendje hipnoze.

Kadareja vetë e ka përshkruar aq mirë këtë gjendje që ia erri shpirtin një populli të tërë, e zëdhënës të asaj errësire sot, nuk janë Saliu me fotot e tij, por këta që lehin. 

Një episod i 1991 me Skënder Gjinushin në Sarandë shpjegon oportunizmin në atë foto me tepër sesa enverizmin e Sali Berishës. Në takimet e para pas krijimit të PSD-së, thonë se Gjinushin e pyetën nga salla se pse ishte bërë komunist. 
Ju çfarë keni punuar asokohe? 
Shofer. 
Epo ja, ndaj u bëra unë komunist, të mos më komandonin shoferët. 

Mundet të jetë një shembull që çalon, dakord, por në fund të fundit një shoqëri dhe një pushtet nuk mund të kërkojë pastrim moral duke provokuar. Hapini dosjen Sali Berishës dhe mbaron ky muhabet. Dhe nëse do dënohet të hapen edhe dosjet e koncesioneve, ato që e bëjnë atë kaq të ngjashëm me këta që sot i kujtojnë foton.

s.zaimi

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Krahasime absurde. Ismail Kadare është shkrimtar dhe pak rëndësi ka nëse takonte Enverin apo Stalinin. Berisha është figurë publike dhe njeri që ka drejtuar dhe mund të drejtojë prapë Shqipërinë. Është normale që Berishës ti bëhen kritika për karakterin, moralin dhe botëkuptimin e tij. Ai, sikurse edhe Gjinushi, arriti të shesë shpirtin në komunizëm - dhe sipas komentatoreve apologjistë që bëjnë shkrime të tilla, duhet ti justifikojmë korrupsionin moral edhe në kohë të tjera.
Rehabilitim moral për tërë ata që mbijetuan çdo kohë e regjim duke u bërë vegla të poshtërsisë amorale. Çfarë të mire presim prej këtyre "të shkathtëve" të përhershëm dhe pjellave të tyre politike në PS e PD sot?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ismaili ishte sekretar i frontit demokratik, kurse Nexhmija kryetare. Fronti Demokratik ishte pararoja e Byrose se Partise.

Submitted by xxl (not verified) on

shume i sakte
bravo

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Berisha eshte Prostituta Kombetare.
Nje njeri qe mori flamurin e te djathtes dhe 1. Shnderroi pronaret ne ish pronare duke zbatuar ligjin 7501, thjesht nje ligj Stalinist.
2. Duke mos denuar ish udheheqesit e larte per luften e klasave dhe krimeve te tjera.
Nuk me ben asnje efekt sinqerisht as fotot me falmiljen Hoxha e as sikur te kete video me to.
Thjesht eshte nje qenie e peshtire dhe nje nga fatkeqesite me te medha Kombetare.
Dita kur PD PS do te ngordhin,do te jete dita e Çlirimit Kombetar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.