Mali i Zi në Open Balkan? (VIDEO)

Postuar në 07 Tetor, 2021 19:59

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është pro nismës për Ballkanin e Hapur. Në një intervistë për MCN TV, Abazoviç shprehet se kjo nismë përputhet plotësisht me parimin e Bashkimit Europian. Ai thekson se një frymë paneuropiane, e cila nxitet nga nisma të tilla, është e domosdoshme për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Kur hyjmë në thelbin e Balkan Open, është 100 në përputhje me Bashkimin Europian. BE është një bashkëpunim mes shteteve me identitete dhe politika të ndryshme por që bashkohen për çështje ekonomike, mundësia e lëvizjes së një popullate nga një vend në një tjetër me më pak procedura, me mundësi punësimi. Në këtë mënyrë, si ide unë nuk kam asgjë kundër. Mendoj se duhet promovuar në mënyrë më të mirë. Jam i bindur se të gjitha shtetet që kanë ambicie të bëhen pjesë e BE duhet të krijojnë bashkëpunim më të thellë e të sinqertë. Shpesh në Ballkan nuk e kemi këtë. Duhet të afirmojmë një frymë proevropiane.   

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.