Sulmi në Kabul, SHBA akuzon ISIS-K. Biden: Po vlerësojmë si dhe kur do përgjigjemi

Postuar në 27 Gusht, 2021 00:48

Presidenti i SHBA, Joe Biden i është drejtuar dje kombit pas sulmeve terroriste në Kabul ku mbetën të vrarë dhjetëra persona me stë cilëve edhe ushtarakë amerikane.

Atyre që kryen këto sulme, sikundër kujtdo që dëshiron të dëmtojë Amerikën, të dinë këtë – ne nuk do të falim, nuk do të harrojmë dhe do t’u kapim dhe do t’iu bëjmë të paguani

tha ndër të tjera Biden.

Ai ka akuzuar një grup islamik, të quajtur Shteti Islamik Khoarasan ose ISIS-K si përgjegjës për sulmin që konsiderohet si dita më e përgjakshme për trupat amerikane që nga viti 2011. Më tej presidenti ka bërë të ditur se misioni i evakuiimit do të vazhdojë deri në njeriun e fundit, përfshirë aleatët afganë. Presidenti ka sqaruar po ashtu se Shtëpia e Bardhë po vlerëson sesi dhe kur të përgjigjet ndaj këtij sulmi që la sipas disa raportimeve 60 të vdekur dhe 143 të lënduar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.