Lukashenko: Europa mund të na çojë drejt Luftës së Tretë Botërore

Postuar në 22 Korrik, 2021 13:59

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, thotë se Evropa mund të bëhet shkak për Luftën e Tretë Botërore. Në një intervistë për Sky News Arabia, të cilës i referohet B92, Lukashenko thotë se lufta hibride që Evropa po drejton kundër Minskut, Rusisë dhe Kinës mund të ketë pasoja të tilla.

Evropianët, të cilët po drejtojnë një luftë hibride kundër nesh, Rusisë dhe madje Kinës, jo vetëm që po krijojnë një vatër tensioni të fortë, por gjithashtu po nxisin Luftën e Tretë Botërore.

Lukashenko tha se me evropianët nënkupton ekskluzivisht "politikanë të çmendur" të disa vendeve, dhe jo popujt e tyre. Sipas Lukashenkos, arsyeja për një sjellje të tillë të Evropës është se shtetet nuk janë të pavarura në politikën e tyre dhe janë në një varësi koloniale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës Perëndimore janë marrëdhënie midis metropolit dhe kolonisë," tha Lukashenko, duke përmendur rastin e përgjimit të liderëve europianë në 2012-2014 nga Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA).

Lukashenko sheh Rusinë si partnerin kryesor të Minskut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.