Sportisti më i paguar në histori ka jetuar në Romën e lashtë

Postuar në 30 Qershor, 2021 13:13

Paga prej 93 milionë dollarësh në vitin 2017 e bën futbollistin Cristiano Ronaldo sportistin më të paguar në botë, sipas revistës Forbes. I dyti në listë është basketbollisti i NBA, LeBron James, me 86.2 milionë dollarë, ndërsa 80 milionë dollarë të fituara në vit nga Lionel Messi, një tjetër legjendë e futbollit, e listojnë atë të tretin.

E megjithatë, sportisti më i paguar i të gjitha kohërave është një karrocier romak me emrin Gaius Apuleius Diokleu, i cili u pagua me një shumë të barabartë me 15 miliardë dollarë të ditëve të sotme.

Historiani Peter T. Struck thotë se Diokleu, një spanjoll luzitan që jetoi nga 104 në 146 pas Krishtit, fitoi 35 863 120 sesterce (monedha romake) - një shifër që do të vlente sa 15 miliardë dollarë sot. Shifra gjendet e gdhendur në një monument në Romë, i ngritur për Diokleun nga tifozët e tij në fund të karrierës 24-vjeçare.

Garat më të famshme u zhvilluan në Circus Maximus, një arenë sportive në Romë. Karrocierët zakonisht vinin nga klasa të ulëta shoqërore dhe grupoheshin në ekipe. Ngjyrat e fanellave të ekipit – të kuqe, blu, të bardhë dhe të gjelbër - e bënin më të lehtë për tifozët që të mbështesnin favoritët e tyre. Diokleu ishte i kuq përgjatë pjesës më të madhe të jetës së tij.

Si karrocier, Diokleu njihej për një shpjetësi. Garderoba e tij përbëhej nga një përkrenare lëkure, mbrojtëse për gjoksin, një fanellë dhe një kamzhik. Ai mbante edhe një thikë të lakuar për ta përdorur te kundërshtarët ose në rast se ngatërrohej te frenat.

Nga 4 257 gara me katër kuaj në të cilat ai mori pjesë, Diokleu fitoi 1 462.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.