Pasaportat Covid, shtatë vende të BE-së vënë në punë sistemin e ri

Postuar në 02 Qershor, 2021 14:01

Disa vende të BE kanë vënë në funksion sistemin e kalimit dixhital për Covid-19 për udhëtime në të gjithë rajonin. Pritet që ky sistem të aplikohet gjerësisht pas datës 1 korrik.

Komisioni Evropian thotë se shtatë shtete anëtare - Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia - janë lidhur me sistemin qendror dhe kanë filluar lëshimin e certifikatave të para, raporton Euronews. Vende të tjera pritet t’u bashkohen.

Plani i BE është që një sistem i vetëm të lehtësojë udhëtimin e sigurt duke verifikuar statusin e mbajtësit të kësaj pasaporte - qoftë përmes vaksinimit, një rezultati negativ të testit të kohëve të fundit, apo provës se është shëruar nga virusi.

Certifikata do të jetë në dispozicion në formë dixhitale ose letër, pa pagesë. Sistemi dixhital verifikon të dyja versionet e dekomenteve përmes kodit QR.

Më shumë se 20 vende e kanë testuar me sukses këtë sistem në maj. Funksionimi i tij pason një marrëveshje midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

Shumë po e shohin këtë lëvizje si një test për bashkëpunimin midis vendeve të BE, pasi disa prej tyre kanë kërkuar të zbatojnë rregullat e tyre të lëvizjes në këtë periudhe pandemie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.