Nisma e dytë për shkarkimin e Metës, Balla: T'ia heqim këtë turp Shqipërisë

Postuar në 07 Maj, 2021 13:37

Maxhoranca ka paraqitur sot në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Meta. Pas komisionit hetimor të disa muajve më parë, i cili konkludoi se kreu i shtetit nuk e kishte shkelur Kushtetutën në atë masë sa të shkarkohej nga detyra, 50 deputetë firmosën për ngritjen e një tjetër komisioni hetimor që do të bëjë të njëjtën punë.

Në seancën e sotme, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, renditi pesë arsye, të cilat sipas tij qëndrojnë në themel të kësaj nisme.

Pse kjo legjislaturë duhet ta shkarkojë Ilir Metën? Së pari, kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e dhënë nga sovrani në ushtrimin deri në përfundim të mandatit të kësaj legjislature.

Së dyti bazuar edhe në një paralajmërim të kuvendit përmes rezolutës, datës 13.6.2019 sipas të cilës kuvendi thekson se i bëjmë thirrje Presidentit të reflektojë  dhe të rivendosë institucionin e Presidentit brenda kufijve të përcaktuara në kushtetutë.  Kjo është thirrja që kuvendi i ka bërë sot dy vite më parë presidentit.

Së treti, jemi në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e ligjshmërisë në institucionin e Presidentit.

Së katërti qëllimi ynë është vetëm sigurim i besueshmërisë së të gjithë popullit shqiptar tek roli i kreut të shtetit si një nevojë që një shoqëri demokrati ka shtetin e së drejtës.

Së pesti ne jemi të bindur se në argumentet tona presidenti gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës ka shkelur rëndë kushtetutën, ka cenuar besueshmërinë e qytetarëve dhe nuk ka ushtuar detyrën e tij siç e përcakton Kushtetuta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.