BE akordon 650 mijë doza Pfizer për Ballkanin Perëndimor nga fillimi i prillit

Postuar në 30 Mars, 2021 01:16

Bashkimi Europian do të furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me 650 mijë doza të vaksinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga Pfizer&BioNTech, duke nisur nga gjysma e parë e muajit prill.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat boshnjake që referojnë një bisedë të presidentes së Komisionit Europian me përfaqësues të qeverisë boshnjake ku është evientuar dërgesa në fjalë. Sipas të njëjtave media, KE do të negociojë shpërndarjen e 650 mijë dozave me secilin vend më vete dhe supozohet që në linjën e përfituesve të jenë njerëzt e sistemit shëndetësor dhe ata që janë më të ekspozuar.

Vendimi i KE-së vjen ndërkohë që edhe një vend si Shqipëria, me një qeveri që bën balet politik për t’u dukur si më pro-europiania, ka nisur vaksinimin me vaksinën ruse dhe kineze, për shkak se vonesat e Perëndimit nuk mund të toleroheshin më.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.