Bibi mbetet lojtari kryesor politik në Izrael

Postuar në 24 Mars, 2021 02:30

Nuk ka arritur të sigurojë një shumicë parlamentare, por kryeminstri izraelit Beniamin Netanyahu mund të sigurojë votat për krijimin e qeverisë përmes një marrëveshjeje me një grupim të së djathtës. Në pushtet që nga viti 2009, i përballur me akuza reale për korrupsion, me politikë të jashtme agresive dhe me luhatje, i akuzuar brenda për aplikim politikash të stilit të aparteidit dhe për keqmenaxhim të pandemisë së CoVid-19, Beniamin Netanyahu rishfaqet kështu si njeriu kryesor në skenën politike izraelite përkundrejt çdo sfide. 

Mediat raportojnë se “e majta pati rezultate më të mira nga sa pritej”, por mesa duket edhe në Izrael konfirmohet ligjësia se për të bindur shumicën nuk mjafton vetëm të denoncosh pushtetin. Shpresa e Netanyahut tani është Naftali Bennett, ish-ministër Mbrojtjeje në qeverinë e Bibit dhe lider i partisë nacionaliste, Yamina.

Do të bëjë çfarë është më e mira për shtetin e Izraelit

ka thënë pas zgjedhjeve një zëdhënës i tij.

Nëse hedhim sytë nga zgjedhjet e fundit, Bibi ka më shumë gjasa ta hedhë në rrjetën e tij milionerin e high-tech që ka refuzuar të bashkëpunojë me qendrën e majtë, nisur nga fakti sesi ai “rekrutoi” një kundërshtar të ashpër verbalisht, si Gantz. Në lojë është gjithçka për kryeministrin që duhet të qëndrojë në pushtet për të mbyllur problemet që ka. Agjencia “Reuters” citon presidentin e një qendre studimore apolitike, Yohanan Plesner të Institutit të Demokracisë në Izrael, sipas të cilit: 

…nëse Bennett i bashkohet koalicionit të Netanyahut, ky i fundit është afër krijimit të një qeverie që përfshin elementët më ekstremë të shoqërisë izraelite

Pas publikimit të rezultateve zyrtare pritet që presidenti i vendit të konsultohet me liderët e partive politike dhe mandej të caktojë një kandidat për kryeministër që do të ketë 42 ditë kohë të krijojë një qeveri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.