Britani, ligj që detyron kompanitë të riparojnë elektroshtëpiaket

Postuar në 10 Mars, 2021 23:24

Elektroshtëpiaket prishen shpejt dhe për to nuk ka pjesë këmbimi. Një ankesë që nuk ngjan të jetë vetëm në anët tona, por edhe në një vend të zhvilluar si Britania e Madhe. Aq sa ka shtyrë ligjvënësit të miratojnë me ligj të drejtën e konsumatorëve për të riparuar mallrat që blejnë.

Kështu kompanitë do të detyrohen të prodhojnë pjesë këmbimi me synim që jetëgjatësia e produkteve të rritet me deri në 10 vjet duke kursyer  75 stërlina në vit përgjithnjë. Rregullat e reja parashikohet të reduktojnë me 1.5 milionë tonë të mbetjeve elektrike që gjenerohen çdo vit në Britani, duke shmangur kështu një problem serioz me ndotjen.

Në dukje një problem disi në periferi të vendimmarrjes, por që në tërësinë e vet konstituon një sfidë, për të cilën nuk ka zgjidhje optimale. Kryetari i Komitetit për Kontrollin Mjedisor në Parlament, Philip Dunne ka folur për një cunami të mbetjeve elektrike, çka na sjell ndërmend se çdo të thotë makina elektrike në këtë kontekst.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.