Vuçiç i dhuron 10 000 vaksina Bosnje-Hercegovinës

Postuar në 02 Mars, 2021 15:16

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka bërë sot një lëvizje politike që me gjasë shenjon një konfirmim të një roli të ri të Beogradit në politikën rajonale. Mediat serbe raportojnë se ai ka vizituar Sarajevën për të dorëzuar një paketë ndihme prej 5000 dozash vaksine AstraZeneca në formë dhurate. Ai është pritur nga presidenti i Republikës Srpska, pjesë kosntituive e Federatës, Milorad Dodik dhe anëtari boshnjak i presidencës, Sefik Dzaferoviç. Në aeroport nuk ka qenë i pranishëm presidenti i Bosnjes, kroati Zhelko Komshiç, që më herët u tha se do të priste homologhun serb.

Vuçic ka njoftuar se paketës së tanishme i shtohen edhe 5000 doza të tjera në pak ditë, duke zgjeruar kështu ndihmën e dhënë për Bosnjen, por edhe për serbët e federatës. Më herët Serbia i ka dhuruar vaksina edhe Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ndërkohë që Ballkani Perëndimor konsiderohet si rajoni më i penalizuar në Europës për vaksinat.

Për analogji, edhe Shqipëria premtoi vaksina për Kosovën por duket se politika me dhurimin nuk ka ecur përderisa vendi ynë ka ende probleme serioze për procesin e vaksinimit në tërësi dhe konsiderohet si një ndër vendet me shpërndarjen më të vogël. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.