Gati ora atomike me saktësinë më të madhe që është arritur ndonjëherë

Postuar në 19 Dhjetor, 2020 11:56

Arrin të masë edhe vibrimet e paperceptueshme që ndodhin në botën pafundësisht të vogël: është ora më e saktë atomike e bërë ndonjëherë, me një gabim prej më pak se 100 milisekonda brenda një fashe kohore sa mosha e universit, rreth 14 miliardë vjet.

E përshkruar në detaje në revistën “Nature”, ora atomike super e saktë është vepër e grupit të shkencëtarëve të Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Niveli i saktësisë është i tillë që e bën këtë instrument thelbësor për studimin e sinjaleve shumë të dobëta, të tilla si ato gravitacionale, ose aspekte ende të paeksploruara, si materia e errët që zë 25% të universit. Me fjalë të tjera, kjo shpikje premton të përshpejtojë ritmin në të ashtuquajturën fizikë të re, e aftë për të kapërcyer teoritë të cilave u referohemi aktualisht.

E gjithë kjo është e mundur sepse ora e re atomike shfrytëzon një nga çuditë e botës së grimcave, të ashtuquajturën mpleksje kuantike, një lloj korrelacioni i largët që i mban grimcat të lidhura së bashku në mënyrë që ato të ndikojnë në njëra-tjetrën edhe pa hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.