Lleshaj jep dorëheqjen me një pretencë: Rashaj u vra padrejtësisht nga një punonjës policie

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 20:13

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka njoftuar pak më parë dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të ngjarjes ku mbeti i vrarë I riu, Klodian Rasha. Protestat që kanë nisur prej dy ditësh kanë vënë në axhendë largimin e Lleshajt, i përfolur në fakt edhe më herët. Në njoftimin e tij, Lleshaj ndër të tjera ka thënë se:

Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian.

Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë.

Ministria e Brendshme është pozicionuar menjëherë drejt, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e punonjësit të policisë që sollën vdekjen e një qytetari, duke bërë kështu një akt elementar përgjegjshmërie, por edhe të pazakontë në historinë e re të vendit

Duket se politika, qeveria dhe institucionet kanë bërë të ditur se punonjësi i policisë që është autor i vrasjes, ka kryer një akt penal që do të kërkojë trajtim penal e për të cilin Policia e Shtetit duket se “akuzon” punonjësin e vet. Ky qëndrim sqaron më në fund edhe dilemat e krijuara për qëndrimin e institucioneve këto tri ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.