Lleshaj

Rojtari i qetësisë së kryeministrit

Postuar në 09 Maj, 2019 11:12

Qeveria ka kohë që operon me  gjuhën e forcës, madje kryeministri rekrutoi ish-këshilltarin e tij për t’u treguar qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë disponimin për dhunë. Zoti Rama nuk ka nerva të përballet më me njerëzit që e bezdisin, duke rikthyer shtetin policor si garanci për qetësinë e qeverisjes së tij dhe këtë natyrisht me kontributin e zotit Lleshaj.

Dëshmi mbi policinë e L..leshit

Postuar në 24 Prill, 2019 15:23

A i ka luftuar vërtetë policia e zotit Rama bandat kriminale?

Kjo është një pyetje me shumë të panjohura që kanë lindur pikërisht nga dëshmitë e vetë të kërkuarve apo bashkëpunëtorëve të tyre. I pari që tregoi si u tall dhe solli vërdallë policinë e shtetit për më shumë se 2 vjet ishte Kelmend Balili, i etiketuar si Eskobar i Ballkanit.

Ai zbuloi se fshihej sa në Stjarr apo në fshatrat e Gjirokastrës, duke mbajtur vetëm një kapele në kokë madje kishte rastisur edhe në një lokal me policinë, e cila sipas tij nuk kishte arritur ta identifikonte.

Nga ndryshojnë?!

Postuar në 10 Prill, 2019 17:56

E vënë me shpatulla për muri për defiçencën në çështjet e sigurisë, sidomos pas ngjarjes në Rinas qeveria po përpiqet ta kalojë lumin me sa më pak kosto ndonëse edhe vetë e ka kuptuar batakun ku ndodhet sa i përket sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Sandër Lleshaj, kanakari i kryeministrit doli në një konferencë për shtyp ku  duket sikur nxori nga xhepi letrat e zhubrosura të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i njiohur ndryshe si kampioni i qeverisë Rama 1, i cili po ashtu u përball me të njëjtën situatë 3 vjet më parë.

Negociatat, gishti dhe budallai (Video)

Postuar në 07 Shkurt, 2019 12:17

"Në qershor nuk do të ketë hapje të negociatave për Shqipërinë" deklaroi Lulzim Basha në parlament. Sipas tij këtë mesazh e kanë marrë si Gramoz Ruçi ashtu dhe Taulant Balla në vizitën që patën në Berlin. 

Parlamenti u përfshi edhe këtë të enjte nga replika të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për çështjen e minorenes që u abuzua seksualisht nga një grup adoleshentësh në Kavajë.

Sandër, të besojmë që ke negociuar gjatë!

Postuar në 17 Janar, 2019 18:37

Intervista e Klement Balilit fatkeqësisht konfirmoi se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e tradhëtuar nga shteti që ka ndërtuar, të cilit vijon t’i besojë taksat dhe sigurinë apo dhe më keq akoma arsimimin e fëmijëve.

Sandri di edhe të gënjejë ( Video)

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 16:17

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me gjasë pas dushit që mori nga kryeministri për njoftimin e procedimeve penale nga policia të 25 protestuesve mes të cilëve edhe Edmond Tupen dhe Robert Aliaj, doli në parlament dhe përgjënjeshtroi gjithçka.

Lleshaj e fillon me veset dhe tymin

Postuar në 07 Nëntor, 2018 18:11

Sandër Lleshaj, zv/ministri i Brendshëm që një ditë më parë mori detyrën me kompetencat e ministrit mësohet se ka dhënë dy urdhërat e parë si titullar. Njëri për administratën dhe tjetri për Policinë e Shtetit. Nuk lidhen me luftën kundër krimit apo korrupsionit, por me luftën kundër veseve në administratë dhe ndotjes së mjedisit.

Subscribe to RSS - Lleshaj