Foto/Çfarë edukimi mund të jetë ky?

Postuar në 17 Nëntor, 2020 17:03

Kjo është një foto e para disa ditëve e publikuar në faqen Facebook të Muzeut Historik Kombëtar, e cila shoqërohet me këtë shënim sqarues:

Pra disa fëmijë kopshti të veshur në uniformë ushtarake që pozojnë me gjestin tifozerik të shqiponjës.

Asgjë e keqe, - mund të thotë dikush.

Por çfarë gjëje e mirë vjen për një fëmijë nga kjo thyerje brutale e neutralitetit, kur pa hyrë ende në hapat e parë të mendimit të organizuar për botën, mendja të është strukturuar nga një narrativë kaq banale dhe vulgare që bazohet e gjitha mbi ekzibicionizmin e disa të pafajshmëve në baletin nacionalist?

Cili patriotizëm po mëkohet në këtë rast kur në fakt ne problemin nuk e kemi nga mungesa e dashurisë për vendin, por nga injoranca si shoqëri? Në fund të fundit injoranca e deformon raportin me vendin të cilin kemi nisur ta duam thjesht dhe vetëm se nuk na do e nuk na respekton kush, duke treguar për të histori kinemaje dhe mite banditësh. E gjitha pasojë edhe e këtij lloj edukimi që në vend se të na mësojë mbarështon me koncentratin bajat të fermës së një nacionalizmi histerik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.