Algoritmi është politik*

Postuar në 12 Maj, 2020 02:20
Walter Vanini

 

Programimi kompjuterik është bukë e djathtë. Ose kështu na kanë bërë të besojmë gurutë e botës dixhitale. Që nga premtimi i code.org se “kushdo mund të mësojë” te komentet e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook se të kodosh është “argëtuese dhe ndërvepruese”, arti dhe shkenca e krijimit të softuerëve është tani e hapur dhe e përdoruesjme njësoj si alfabeti.

Për fat të keq, ky protretizim shpresëshënës nuk ka lidhje me realitetin. Si fillim profili i mendjes së një programuesi është shumë i pazakonshëm. Përveçse duhet të jenë shumë analitikë dhe kreativë, zhvilluesit e softeve kanë nevojë për një përqendrim thuajse mbinjerëzor për të menaxhuar kompleksitetin e detyrave të tyre.

Vëmendja maniakale për hollësitë është e domosdoshme; shkujdesja është e ndaluar. Arritja e këtij niveli të përqendrimit kërkon një gjendje mendore të quajtur “në rrjedhë”(being in flow), një raport thuajse simbiotik mes njeriut dhe makinës që përmirëson cilësinë e punës dhe motivimin. 
Nuk është kodimi e vetmja punë që kërkon përqendrim të vazhdueshëm. Por nuk keni për të dëgjuar dikë që të thotë se ndërhyrja kirurgjikale në tru është “argëtuese” apo se inxhinieria strukturore është “e lehtë”. Pse atëherë kur vjen puna te programimi politikëbërësit dhe ekspertët pretendojnë se është ndryshe? 

Së pari, kjo ndihmon që njerëzit të tundohen drejt kësaj fushe në një kohë kur softueri(për ta thënë me fjalët e kapitalistit të guximshëm Marc Andreessen) po “ha botën” – dhe kështu, duke zgjeruar basenin e punës, e mban industrinë dhe rrogat nën kontroll. 
Një tjetër arsye është se vetë fjala “coding” tingëllon si rutinë dhe përsëritëse sikur ekziston një lloj çelësi të cilët zhvilluesit e vënë në punë mekanikisht për të zgjidhur çdo problem. 
Nuk ndihmon në këtë rast se fakti se Hollywood e ka përcjellë “koduesin” me portretinne dikujt që është i sfiduar nga aspekti social, një haker që së pari godet dhe pastaj mendon, patjetër mashkull dhe i bardhë me fuqinë që të saboton nazistët apo depërton në rrjetin e CIA-s. 

Këmbëngulja në veçanësinë dhe argëtimin e kodimit është një mënyrë e gabuar për të familjarizuar fëmijët me shkencën kompjuterike. E fyen inteligjencën e tyre dhe ngulit në kokat e tyre nocionin e dëmshëm se nuk ke nevojë për disiplinë për të ecur përpara. Kur kushdo e di, qoftë edhe ai me një përvojë minimale në krijimin e softuerëve, se pas një minute të shkruari në kompjuter është një orë studim. 

Është më mirë që të pranohet se kodimi është i ndërlikuar, teknikisht dhe etikisht. Kompjuterët, aktualisht, mundet vetëm të ekzekutojnë urdhëra, në shkallë të ndryshme sofistikimi. Kështu që i takon zhvilluesit të jetë i qartë: makina bën atë që ju thoni, jo atë që ju keni ndërmend. Përherë e më shumë “vendime” i besohen softuerëve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me jetë  dhe vdekjen: mendoni për makinat pa shofer, armët gjysmë autonome, Facebook dhe Google që ndërhyjnë për të kuptuar statusin tuaj martesor, psikologjik dhe fizik, përpara se t’ia shesin atë ofruesit më të lartë. E megjithatë rralë ndodh që të jetë në interes të kompanive dhe qeverive që të na nxisin të hetojmë se çfarë qëndron pas këtyre proceseve. 
Të gjithë këta skenarë ngrihen dhe qëndrojnë në këmbë mbi themele të shkëlqyera teknike. Por ne nuk mund t’u përgjigjemi atyre duke ngritur pyetje ekskluzivisht teknike. 

Programimi nuk është një hollësi që mund t’u lihet “teknicienëve” në pretendmin e rremë se zgjedhjet e tyre do të jenë “shkencërisht neutrale”. 
Shoqëritë janë shumë komplekse: algoritmi është politik. Automatizimi i ka dhënë tanimë një goditje sigurisë së punës të punëtorëve të pakualifikuar në fabrika dhe qendra grumbullimi anembanë botës. Jakat e bardha kanë radhën pas tyre. Gjigandët e sotshëm teknologjikë kanë vetëm një fraksin të të punësuarve të gjigandëve të djeshëm të industrisë, ndaj është ironike të nxitësh më shumë njerëz që të punojnë si programues, pasi kështu ata po ngadalë po nxjerrin veten jashtë mundësive për punë. 

Në një botë përherë e më gë ndërlikuar dhe të lidhur, ku softueri luan një rol gjithnjë e më të madh në jetën e përditshme, është e papërgjegjshme që të flasësh për kodimin si për një aktivitet të lehtë. Softueri nuk është thjesht rreshta kodi, as edhe thatë një gjë teknike. Në pak vjet, të kuptuarit e programimit do të jetë një pjesë e domosdoshme e qytetarisë aktive. Ideja se kodimi ofron një shteg joproblematik drejt progresit social dhe përmirësimit personal shkon në favor të tekno-plutokracisë në rritje që po izolohet pas teknologjisë së vet. 

Burimi: Aeon

*Përkthimi dhe titulli: ResPublica

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.