Vera e çliruar nga epidemia, por pa vaksinë dimrin e ardhshëm kemi pandeminë reale

Postuar në 07 Prill, 2020 11:43

Kreu i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Helenik Paster, dr. Andreas Mentis thotë se nëse brenda verës nuk gjendet një vaksisë, në dimrin e ardhshëm ne do të përballemi me atë që ai e quan një pandemi reale.

Siç e dimë një epidemi mund të ndalohet nga vaksinimi dhe ka disa mesazhe shpresëdhënëse në këtë drejtim se vaksinat e para do të jenë të disponueshme në vjeshtë ose më pas. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë, përndryshe ne do të përballemi me një pandemi reale

thotë Mentis.

Çka do të thotë se kontaminimi i tanishëm dhe prekja nuk përputhet me termin pandemi, por përbën në fakt një të dhënë të kufizuar nga masat e forta. Pandemi reale mund të jetë një infektim masiv i popullsisë. Sipas mjekut në fjalë vera mund të lehtësojë barrën e infektimit dhe të risjellë normalitein, por virusi mesa duket do të jetë sezonal.

Greqia, njësoj si Shqipëria e ka kontrolluar mirë epideminë duke qenë ndër vendet me rritje graduale dhe me vdekje të pakta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.