Përplasja me Perëndimin, Rusia krijon forcë të posaçme ushtarake për Arktikun

Postuar në 05 Mars, 2020 16:19

Arktiku është një rajon ku përplasja gjeostrategjike dhe për burimet e energjisë sapo ka nisur të nxjerrë krye. Rusia është vendi që ka investuar më shumë së fundmi dhe ka ngritur pretendimet kryesore. Së fundmi njoftohet se Kremlini ka vendosur që të krijojë edhe një forcë të posaçme që është përgjegjëse për Arktikun dhe që do të veprojë si garantuese e Rrugës së Detit të Veriut që përbën kursin kryesor të qarkullimit të mallrave për Rusinë në këtë zonë.

Dekreti është firmosur nga presidenti Vladimit Putin dhe në të përcaktohen objektivat dhe synimet e politikës ruse në Arktik deri në vitin 2035. Në dekret flitet për një politikë zhvillimi ndërkohë që aktualisht Rusia ka në funksion një sistem të mbrojtjes bregdetare.

Dokumenti përcakton si sfida kryesore përballjen me prezencën e shtuar të huaj ushtarake në rajon dhe kjo zonë po shihet me shqetësim për shkak të shtimit të pranisë së forcave të NATO-s.

Nga pikëpamja ekonomike, Rruga e Detit të Veriut pritet të hapet për lundrim në vitin 2035.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.