Lidhja direkte Kinë - Europë, treni i parë mbërrin brenda pak ditësh në Pragë

Postuar në 04 Nëntor, 2019 12:37

Kina shkel në vijë direkte transporti zemrën e Europës. Mediat turke raportojnë se më 6  nëntor, një tren i China Railëay Express do të mbërrijë në Ankara ku edhe do të mbahet një ceremoni e posaçme. Treni në fjalë ka hyrë në territorin turk nga province lindore e Kars dhe destinacioni final I tij është Praga duke kaluar përmes tunelit të detit Marmara që lidh Stambollin me bregun europian të ngushticës së Bosforit.

Ky është treni i parë që ndjek këtë itinerar duke u nisur nga Kina dhe duke kaluar përmes Rrjetit Transkaspik të Transportit Ndërkombëtar në Bullgari, Serbia, Hungari dhe Sllovaki. Aksi në fjalë bën pjesë në projektin kinez Një brez, një Rrugë që synon penetrimin e Kinës në tregun perëndimor duke imituar Rrugën e Mëndafshit dhe duke tentuar të diversifikojë ekonominë globale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.