Kërcënimi i Erdoganit funksionon, NATO: I kuptojmë shqetësimet e Turqisë në Siri

Postuar në 11 Tetor, 2019 15:27

NATO ka deklaruar sot përmes sekretarit të Përgjithshëm të saj, Jens Stoltenberg se ndërhyrja turke në Siri ka mbështetjen e Aleancës. Në ndryshim nga presidenti amerikan, Donald Trump, që deklaroi se SHBA tërhiqet nga Siria për t’ia lënë Turqisë përgjegjësinë e luftës, Stoltenberg ka bërë mbulimin duke e cilësuar operacionin turk, një veprim që zyrtarisht pranohet si legjitim.

Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë, unë pres që ajo të veprojë me përmbajtje. Jam i shqetësuar për përshkallëzimin e mëtejshëm të rajonit, të tensioneve dhe shtimin e vuajtjeve njerëzore. Ne kemi një armik të përbashkët: DAESh. Pak vjet më parë ata kontrollonin një pjesë domethënëse territori në Irak dhe Siri. Duke punuar së bashku ne Koalicionn Global ne çliruam të gjithë këtë territory dhe miliona njerëz. Këto arritje nuk mund të vihen në diskutim.

Turqia është një fuqi e madhe në këtë rajon të madh dhe me pushtetin e madh vijnë përgjegjësi të mëdha

citohet Stoltenberg që ndodhet në Stamboll.

E ndërkohë që ka dhënë mbështetje për Turqinë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë thirrje që Ankaraja të shmangë veprimet e njëanshme. Mirëpo ato kanë nisur dhe nga ana e vet, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavushoglou ka dhënë garanci se Turqia nuk do të kalojë thellësinë 30 km në brendësi të territorit sirian.

Në terma legalë kjo do të thotë se NAT0 mbështet operacionin, por nuk i shpall luftë Sirisë dhe as ndërhyn në të. Është jashtë çdo dyshimi se kërcënimi i Erdoganit për lëshimin drejt Europës të 3.6 milionë refugjatëve sirianë ka funksionuar duke e shndërruar kështu drejtimin politik të NATO-s në një shprehje të shqetësimeve të brendshme politike të Europës, e ndarë nga konsideratat e SHBA që iu largua frontit për arsye ende të paqarta mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.