Raporti i plotë i ISHP-së për maternitetin "M. Geraldinë" që "zhduket" nga faqja online

Postuar në 11 Shtator, 2019 14:41

Në datën 9 shtator, ResPublica publikoi një raport të Institutit të Shëndetit Publik për gjetjet e bëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Titutlli i shkrimit ishte: Skandali në maternitetin “M. Geraldinë”/Të kontaminuara sallat operatore, inkubatorët dhe maskat e bebeve

Në shkrim citohej dokumenti me linkun përkatës publikuar në faqen e ISHP-së, ku prezantohej Buletini nr. 1 për vitin 2019 që ishte në fakt dokumenti në fjalë. Në prezantimin e vet materiali cilësohej si Kërkim Shkencor Origjinal dhe mbi këtë pretendim do të mjaftohej që situata e konstatuar në maternitetin në fjalë të cilësohej më shumë se skandaloze. Stafilokoku, E. Coli duket se bëjnë ligjin në këtë spital ku janë kontaminuar maskat e bebeve, sallat operatore, inkubatorët etj..

Por nëse klikon sot në lidhjen e sugjeruar në shkrimin në fjalë dokumenti nuk ekziston më. Ai është fshirë nga faqja e ISHP-së ku del kjo pamje:

Pse nuk ekziston më dokumenti? Kjo është një pyetje që duhet të marrë një përgjigje nga ISHP-ja e që e ka prodhuar atë. Në përpjekjen për ta kontaktuar këtë institucion provuam rubrikën “Kontakto” në faqen përkatëse. Siç mund të shihet ka kontakt për çdo gjë, vetëm për Zyrën e Stypit ka vetëm një e-mail. Numër telefoni Jo.

Për të shmangur çdo keqkuptim po sjellim raportin të plotë bashkë me një këshillë modeste: Shkarkojini përherë dokumentet e këtij shteti se një ditë nuk gjenden më! Mund të jenë në faqe, por lëvizin si në këtë rast ndoshta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.