Sektori i naftës injoron Marrëveshjen e Parisit, dëmi eventual shkon në 2.2 trilionë $ në vitin 2030

Postuar në 08 Shtator, 2019 21:29

Kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve kanë investuar rreth 50 miliardë dollarë për vitin 2018 në projekte që bien ndesh ose minojnë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Parisit për klimën dhe reduktimin e emetimit të karbonit në atmosferë. 

Të dhënat publikohen nga një qendër studimore, Carbon Tracker që parashikon se me këto lëvizje kompanitë në fjalë që ushtrojnë aktivitetin në një sektor që është përgjegjës për 71% të emetimit të dioksidit të karbonit, do të prodhojnë kosto 2.2 trilionë dollarë deri në vitin 2030 në asete që do të jenë të papërdorshme. 

ExxonMobil, Chevron, Shell, BP, Total, Eni, ConocoPhillips dhe Equinor kanë shpenzuar tashmë 30% të investimeve të tyre në projekte që nuk përputhen me detyrimet e marrëveshjes dhe aktualisht kanë vendosur për të investuar edhe 21 miliardë dollarë 12 projekte të tjera që gjenerojnë nivele të larta karboni.
 Ndër projektet kryesore përfshihen ai në Aspen të Kanadasë nga ExxonMobil. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.