hidrokarburet

Sektori i naftës injoron Marrëveshjen e Parisit, dëmi eventual shkon në 2.2 trilionë $ në vitin 2030

Postuar në 08 Shtator, 2019 21:29

Kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve kanë investuar rreth 50 miliardë dollarë për vitin 2018 në projekte që bien ndesh ose minojnë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Parisit për klimën dhe reduktimin e emetimit të karbonit në atmosferë. 

Të dhënat publikohen nga një qendër studimore, Carbon Tracker që parashikon se me këto lëvizje kompanitë në fjalë që ushtrojnë aktivitetin në një sektor që është përgjegjës për 71% të emetimit të dioksidit të karbonit, do të prodhojnë kosto 2.2 trilionë dollarë deri në vitin 2030 në asete që do të jenë të papërdorshme. 

Lufta ndaj plastikës prek të ardhmen edhe të industrisë së hidrokarbureve

Postuar në 27 Gusht, 2019 14:22

Hedhja në qarkullim e makinave elektrike pritet të dëmtojë ndjeshëm sektorin e hidrokarbureve duke provokuar pasoja ekonomike serioze. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se përdorimi i makinave me karburant do të kulmojë në mesin e viteve ’20 të këij shekulli për të nisur mandej rënien. Deri në vitin 2040 në rrugë do të ketë 300 milionë makina elektrike  që në terma konkretë për sektroin e hidrokarbureve do të thotë 3 milionë barrela naftë më pak në ditë. Kjo është një krizë e sigurtë për sektorin  ndaj edhe për këtë arsye industria po sheh nga petrokimia, kryesisht plastika.

Tarifë e re për karburantet

Postuar në 13 Shkurt, 2019 16:06

Qeveria shqiptare ka ndërmarrqë së fundmi një nismë ligjore që parashikon ndryshimin e praktikës së menaxhimit të rezervave minimale te sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Aktualisht këto rezerva krijohen dhe menaxhohen për 30 ditë nga operatorët në treg. Projektligji i propozuar nga Ministria e Energjisë, parashikon krijimin e një Agjencie Shtetërore e cila do të monitorojë operatorët dhe do të krijojnë rezervën e vet deri në vitin 2022.

Ndryshimet ligjore, shteti shqiptar nuk do të lejojë shitjen e aksioneve apo të licencave konçesionare në fushën e hidrokarbureve

Postuar në 18 Maj, 2016 16:08

Ministria e Energjisë është duke punuar mbi disa ndryshime ligjore që synojnë kufizimin apo heqjen e të drejtës së transferimit të licencave konçesionare ku, apo aksioneve, te të tretë, nisur nga arsyetimi për çështje të sigurisë kombëtare. “Tema Tv” raporton sot se ndryshimet rregullojnë të drejtën e shtetit shqiptar për të ndërhyrë kur “për shkaqe të sigurisë kombëtare mund të mos e miratojë një kalim licence koncesionare”. Kjo nismë pason aktin e kalimit të liçencës së “Bankers Petroleum” drejt një kompanie kineze nëpërmjet blerjes në bursë, apo blerjes së drejtpërdrejtë.

Epërsia e tregut shqiptar të hidrokarbureve, futja e kinezëve dhe George Soros

Postuar në 31 Mars, 2016 12:16

Blerja e aksioneve të Bankers Petrolium nga kompania kineze Geo - Jade Petroleum Corporation në vlerën e 440.4 milionë dollarëve shihet si një epërsi  që tregu shqiptar i hidrokarbureve po fiton ndaj fqinjëve dhe kryesisht Greqisë që mendohet se ka rezerva nafte të së njëjtës cilësi me atë të Patos Marinzës.

Subscribe to RSS - hidrokarburet