KPP i hap rrugë ndërtimit të Rrugës Kardhiq – Delvinë. Rrëzohet vendimi i Autoritetit Kontraktor

Postuar në 05 Gusht, 2019 11:39

Me vendimin Nr.510/2019 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur më në fund fatin e Rrugës Kardhiq - Delvinë, Loti 7, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve të kryesuar nga Cobial sh.p.k.. KPP ka shfuqizuar zgjedhjen e bërë nga Autoriteti Kontraktor, zgjedhje e cila ishte 5 miliardë lekë të vjetra më e shtrenjtë. 

KPP ka pranuar ankimin e Cobial sh.p.k. duke anulluar skualifikim e këtij bashkimi, skuailifikim që mund të quhet "për efekt letrash" tashmë. Siç është shprehur KPP, "në përfundim të analizës së fakteve përkatëse dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik ankimues (Cobial sh.p.k.) plotëson kërkesat e Autoritetit dhe konsiderohet i vlefshëm".  

Vendimi në fjalë I jep zgjidhje një përballjeje që nisi me vendimin e Autoritetit pak javë më parë, i marrë pas një periudhe zvarritjeje. Ka patur raportime se shpallja e garës u shty në kohë dhe u bë në kushte të dyshimta që përkonin me daljen në skenë të kompanisë që bëri ofertën më të lartë. Pala ankimuese ka paraqitur një sërë pretendimesh përfshi probleme në dokumentacion. Vendimi në fjalë ka rëndësi sepse rrëzon një akt të autoritetit kontraktor që mund ta quajmë është kapur në shkelje, por theksojmë që ana e rëndësishme e vendimit të KPP është shpallja fituese e ofertës më të lirë..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.