Pa sukses premiera me dy akte e “Bablokut” dhe Lleshit (Video)

Postuar në 24 Korrik, 2019 23:37

Pas një dite të gjatë tensionesh dhe përplasjes policia u tërhoq nga rrethimi i godinës së Teatrit Kombëtar.Kaq mjaftoi që qytetarë dhe artistë në mbështetje të kauzës për Teatrin të vërshojnë në sheshin para ndërtesës.

Me heret gjatë mbrëmjes pati momente tensioni. Uniformat blu  zgjeruan perimetrin e rrethimit, duke mos lejuar kalimin e asnjë personi në sheshin përballë godinës.  Në mbështetje të policisë erdhën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat ndërhynë në momentin që qytetarët çanë kordonin nga krahu i pedonales rreth ores 19 e 30 te pasdites.

Qytetarët pretenduan se ndaj tyre u përdor spraj dhe i bënë thirrje ministrit të Brendshëm të ndalë dhunën policore. Ndërsa kryeministrit i kërkuan të heqë dorë nga projekti i shembjes së Teatrit, që sipas tyre u shërben interesave korruptive. Godina e teatrit u rrethua që prej orëve të para të mëngjesit me efektivë të uniformave blu, të cilët nuk lejonin afrimin e artistëve. Nuk mungoi nga kjo "fitore" edhe Lulzim Basha që nxitoi të marrë dafinat dhe të premtojë një marrëveshje me artistët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.