Ka akoma që e dëgjojnë...

Postuar në 08 Korrik, 2019 18:24

I degraduar politikisht dhe qesharak në seriozitetin që përpiqet t’i imponojë vetes në kushtet kur si kryeministër nuk ia doli dot të bëjë asnjë palë votime, Edi Rama mbajti një tjetër hartim mbrësëlënës para Sadri Abazit dhe “rilindasve” të tjerë që vijojnë ta dëgjojnë me kërshëri njeriun që prej kohësh u prezantohet shqiptarëve si atlet i perëndimit.

 Sot u përpoq t’u mbushte mendjen shqiptarëve se republika është në rrerzik nga armiqtë e klasës, duke motivuar kështu shkarkimin e paralajmëruar të Presidentit pas Komisionit Hetimor që do të drejtojë Ulsi Manja, një nga emrat e dalë në përgjimet e Dibrës.

“Ilir Meta nuk është thjesht kundërshtari i qeverisë, ai është sot armiku i hapur i Kushtetutës së Shqipërisë. Ai është sot armiku i deklaruar i Parlamentit të Shqipërisë. Nuk është thjesht politikani i frikësuar deri në palcë i reformës në drejtësi, është sot vetë shëmbëlltyra e kundërshtarëve të reformës në drejtësi. Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për BE, me një kryetar shteti që duket si aktor komik, që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet për të qeshur të bën për të qarë”- ka deklaruar zoti Rama në parlament.

Natyrisht që Rilindja po konsumon orët e veta të marrëzisë dhe diskretitimit bashkë me udhëheqësin që sidoqë të jetë vijon të impresionojë vizionarët e Shqipërisë që janë ulur në parlament, ku spikat padyshim Sadri Abazi, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, e të tjerë emra...Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të hetojë shkeljet e Presidentit u miratua me 101 vota pro, ku kontributin e tyre e dhanë edhe deputetë të opozitës së re.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.