Ndoshta kryeministri do ta quajë turizëm elektoral (Video)

Postuar në 19 Qershor, 2019 12:32

Protestat e opozitës kryeministri i Shqipërisë i krahasoi me koncertet e mbremjeve verore dhe sugjeroi me ironi se mund të përfshiheshin në paketat turistike.  Tashmë ka më shumë material për paketat që ka menduar t’ua ofrojë të huajve.

Tensionet e nisura mbrëmë në Shkodër janë shtrirë sot në disa qytete ku zyrtarë vendorë dhe mbështetës të opozitës kanë tentuar të hynë me forcë në Komisionet Zonale për t’i liruar. Përplasje raportohet të ketë patur në Burrel, Kamëz e Kavajë .

Mbrëmjen e kaluar e tensionuar ka qenë situata edhe në Shkodër, ku punonjës të bashkisë të mbështetur nga protestues të opozitës, i vunë vënë flakën KZAZ numër 3, e cila ndodhet në ambjentet e shkollës së mesme Shejnaze Juka.

Sot policia njoftoi arrestimin e 7 personave për incidentet e të martës në Bashkinë e Tropojës ku u hap me forcë KZAZ e venddosur në Muzeun Historik dhe u shkatërruan materialet zgjedhore. Ata akuzohen për shkatërrim të pronës, dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore dhe kundërshtim të policisë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.