Pamje të rralla filmike të mbretëreshës Viktoria

Postuar në 09 Qershor, 2019 13:19

Muzeu i Artit Modern në New York ka publikuar së fundmi pamje shumë të rralla filmike të mbretëreshës Viktoria, figurë shumë e njohur e historisë së Britanisë së Madhe në kulmin e epokës perandorake. Filmimet janë marrë në vitin 1900, gjatë një vizite të saj në Irlandë dhe aty mbretëresha paraqitet nga pikturat apo fotografitë zyrtare. Më e qeshur, më e çlirët dhe më afër me njerëzit e thjeshtë.

Pamjet janë realizuar nga Biograph Company, një prej aktorëve kryesorë në fushën e filmit të hershëm. Biograph e kishte qendrën në New York dhe Muzeu i bleu filmimet e zbardhura së fundmi në vitin 1939.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.