Trump ofron “deal” të ri tregëtar me Londrën

Postuar në 04 Qershor, 2019 21:19

Presidenti amerikan kërkoi në Londër një marrëveshje të re Tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë. Donald Trump këmbënguli që edhe Sistemi Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS) të jetë "në tryezën" e bisedimeve pas Brexit.

Gjatë një konference të përbashkët me Teresa May-in, menjëherë pas takimit në Doëning Street, presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se vendi i tij është gati të bëjë një marrëveshje "të shkëlqyeshme", e cila do të dyfishojë apo trefishojë tregtinë mes dy vendeve.

"Kur merresh me tregti, gjithçka është në tryezë. Teksa Britania përgatitet të largohet nga Bashkimi Evropian, SHBA është e angazhuar për një marrëveshje tregtare mahnitëse me Britaninë. Ka potencial të madh për një marrëveshje të tillë tregtare, me shkëmbime do të thosha dy apo tre herë më shumë nga sa po bëjmë tani”

Duke iu referuar Brexit Trump nënvizoi se largimi i Britanisë nga BE  "do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. Është një vend i jashtëzakonshëm që dëshiron identitetin e vet, dëshiron të ketë kufijtë e vet, dëshiron të menaxhojë punët e veta. Është një vend shumë, shumë i veçantë"

Sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes, Trump theksoi se ato duhet të rriten ndjeshëm. "Britania është gjithashtu një partner i rëndësishëm në NATO. Kryeministrja dhe unë jemi pajtuar që aleatët tanë në NATO duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Ne po punojmë shumë për këtë ... Për të përmbushur sfidat e sotme, të gjitha shtetet anëtare të Aleancës duhet të përmbushin detyrimet e tyre"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.