Juncker: Europianët nuk e duan njëri-tjetrin

Postuar në 03 Maj, 2019 10:54

Kreu i Komsionit Europian, Jean Claude Juncker është shprehur në një intervistë të fundit, pak ditë para samitit të Rumanisë se europianët nuk e duan më njëri-tjetrin.

Ne nuk e duam njëri-tjetrin. Ne kemi humbur libidon tonë të përbashkët…Pesë apo gjashtë vjet pas Luftës së Dytë Botërore kishte një të tillë. Në ato kohë ishte më e lehtë për europianët të binin në dashuri me njëri-tjetrin sesa në vitin 1952

është shprehur ai për gazetën gjermane “Handelsblat”. Juncker ka mbrojtur punën e vet në krye të Komisionit duke deklaruar se gjatë mandatit të tij ishte përqendruar në gjërat e mëdha duke mos u marrë me vogëlsitë e jetës së qytetarëve dhe e ka konsideruar të çuditshme sesi askush nuk e ka vënë re këtë gjë. Mandati i Juncker përfundon në muajin nëntor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.