Komediani Zelenskiy fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

Postuar në 01 Prill, 2019 01:09

Një aktor humori, Volodymyr Zelenskiy, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Sipas mediave të ndryshme. Zelenskiy ka fituar 30.4% të votave i pasuar nga presidenti aktual, Petro Poroshenko me 17.8% dhe ish-kryeministrija Yulia Timoshenko me 14.2%.

Jam shumë i lumtur, por nuk mbaron këtu

është shprehur për BBC-në, Zelenskiy.

Ai ka qenë pjesë e një shou satirik “Shërbyesi u popullit” që portretizon një qytetar të zakonshëm që bëhet president për shkak të luftës kundër korrupsionit. Kjo po bëhet realitet falë edhe përdorimit prej tij të mediave sociale që ka çuar në votime të rinjtë.

Zelenskiy është episodi i radhës në serinë e fitoreve elektorale nga kandidatë “jashtë sistemit”. Grillo është një tjetër humorist që tronditi politikën italiane,  Greqia provoi thyerjen e establishmentit. Diçka po trondit nga themelet kulturën e votimit që po orientohet drejt referencave të ndryshme nga arketipi i deritanishëm i politikanit.

Gjithësesi në Ukrainë do të jetë raundi i dytë që do të përcaktojë se kush fiton detyrën e presidentit që në këtë vend ka kompetenca jo të vogla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.