Libër mbi vrasjen e Khashoggit: Trupi ndodhet në pusin e konsullatës saudite në Stamboll

Postuar në 31 Dhjetor, 2018 23:17

Një libër i publikuar së fundmi në Turqi hedh drtitë, apo më saktë, pretendon një skenar plotësues për vrasjen e gazetarit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi. Sipas autorëve të librit “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi”, Abdurrahman Şimşek, Nazif Kahraman dhe Ferhat Ünlü, trupi i gazetarëve gjendet në pusin që ndodhet në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll.

Libri përmban intervista me zyrtarë të lartë turq dhe janë pikërisht këta zyrtarë që propozojnë këtë hipotezë, ndërkohë që Riadi zyrtar e ka pranuar vrasjen dhe madje ka arrestuar 18 persona për të. Po kështu pala turke është lejuar të marrë kampione nga pusi të cilat nuk sollën ndonjë rezultat të dyshimtë. Pala saudite megjithatë ka kundërshtuar kërkesën turke për të tharë pusin për të parë se çfarë ndodhet në të.

Autorët thonë se nuk e kanë dëgjuar audion e regjistruar të vrasjes por ata kanë biseduar me zyrtarët turq që e kanë dëgjuar atë. Në libër identifikohen emrat e dy drejtuesve të skuadrës që ekzekutoi Khashoggin, që janë oficeri i zbulimit Maher Mutreb dhe kreu i Këshillit Shkencor të Mjekësisë Ligjore, Salah Muhammed al-Tubaigy, të cilët kanë biseduar një orë përpara vrasjes.

Do t’i themi se do ta marrim me vete në Riad. Nëse refuzon do ta vrasim dhe do të zhdukim trupin

dëgjohen atë në materialin audio.

Autorët thonë se në audio dëgjohen ulërima dhe madje vetë Khashoggi ka thënë gjatë sulmit:

Mos ma mbyllni gojën. Kam azëm. Do më mbysni

Këto janë edhe fjalët e tij të fundit. Vrasja është kryer me gjakftohtësi dhe sipas të dhënave në audio dëgjohet Tubaigy të ketë këshilluar të tjerët të dëgjojnë muzikë dhe të jetë shprehur se:

Nuk kam punuar ndonjëherë me trup të ngrohtë por se kam problem edhe këtë

Ndër emrat e tjerë që mendohet se janë pjesë e operacionit të vrasjes janë edhe kreu sitacionit të shërbimit sekret në Ankara, Ahmed Abdullah al-Muzayni, oficerët e shërbimit Saad Muid al-Qarni, Muflih Shaya al-Muslih dhe Abdulaziz Suleyman el-Ghumuzi.

Një nga autorët e librit thotë se pavarësisht deklaratave të princit Mohammed bin Salman, në të vërtetë Taboigy është i lirë dhe jeton në një vilë bashkë me familjen në Arabinë Saudite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.