sauditet

Masakra e xhamisë së Madhe të Mekës më 1979, zbulohet se sauditët përdorën mercenarë francezë

Postuar në 05 Shkurt, 2020 13:32

Një raport i publikuar nga rrjeti Al Jazeera hedh dritë mbi disa fakte të mohuara deri më tani për atë që quhet Kryengritja e xhamisë Al-Haram në Mekë, në vitin 1979. Sipas dokumenteve të cituara nga ky rrjet, sauditët përdorën mercenarë francezë për të shtypur rebelimin e drejtuar nga një ushtarak, Juhayman ibn Muhammad ibn Sayf al-Otaybi, kundër monarkisë saudite dhe shtëpisë Al Saud.

Libër mbi vrasjen e Khashoggit: Trupi ndodhet në pusin e konsullatës saudite në Stamboll

Postuar në 31 Dhjetor, 2018 23:17

Një libër i publikuar së fundmi në Turqi hedh drtitë, apo më saktë, pretendon një skenar plotësues për vrasjen e gazetarit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi. Sipas autorëve të librit “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi”, Abdurrahman Şimşek, Nazif Kahraman dhe Ferhat Ünlü, trupi i gazetarëve gjendet në pusin që ndodhet në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll.

Reuters: Marëveshja e re e OPEC për naftën, Putin ndërmjetësoi mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 18:50

Marrëveshja e re mes vendeve të OPEC – eksportuesit e naftës – ka provokuar rritjen e menjëhershme të çmimit të arit të zi. Mediat kryesore dje përcilllnin lajmin se marrëveshja për kufizimin e prodhimit të naftës bruto ishte arritu përkundrejt të gjitha dyshimeve. Kjo sepse brenda OPEC-ut veprojnë anëtarë që kanë antagonizma të mëdha si Irani dhe Arabia Saudie, të cilët duket se i kanë kapërcyer ato në funksion të një interesi më të madh. Kufizimi i çmimive solli rritjen e çmimit dhe mandej rivlerësimin e aksioneve në bursë.

Skenar i thjeshtë kundër Assadit në Siri: Miliarda dollarë nga sauditët dhe trajnim nga CIA për rebelët

Postuar në 26 Janar, 2016 04:42

Një shkrim i para tri ditëve në gazetën amerikane “New York Times” provon atë që përflitej prej kohësh për krizën siriane. Shërbimi sekret amerikan, CIA, ka bashkëpunuar me sauditët për të stërvitur dhe pajisur me armë e logjistikë rebelët sirianë që luftonin kundër regjimit të Bashar Al Assad. Situata bëhet e sikletshme po të kujtojmë se disa muaj më parë, Presidenti amerikan Barack Obama, deklaronte se konflikti mes shitëve dhe sunitëve është kryesori në botë.

Subscribe to RSS - sauditet