konsullata

Libër mbi vrasjen e Khashoggit: Trupi ndodhet në pusin e konsullatës saudite në Stamboll

Postuar në 31 Dhjetor, 2018 23:17

Një libër i publikuar së fundmi në Turqi hedh drtitë, apo më saktë, pretendon një skenar plotësues për vrasjen e gazetarit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi. Sipas autorëve të librit “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi”, Abdurrahman Şimşek, Nazif Kahraman dhe Ferhat Ünlü, trupi i gazetarëve gjendet në pusin që ndodhet në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll.

Fjalët e fundit të Jamal Khashoggi-t

Postuar në 12 Nëntor, 2018 10:28

Të tjera detaje shokuese kanë dalë në dritë nga momentet e fundit të gazetarit suudit, Jamal Khashoggi, i vrarë pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Shefi i departamentit të gazetarisë investigative të gazetës turke Sabah, shkruan se para të linte frymën në në ndërtesën e konsullatës, gazetari u kishte kërkuar agjentëve që  t’i hqinin nga koka një qese që i kishte marrë frymën. “Po mbytem, ma hiqni këtë qese nga koka, jam klaustrofobik”-mësohet t’u ketë thënë Kasogi, agjentëve që e rrethonin.

Ndërtesa “Seferis” bëhet seli e konsullatës greke në Korçë

Postuar në 02 Prill, 2018 18:15

Selia e konsullatës greke në Korçë është bërë godina e njohur ndryshe si “Vila Seferis”. Punimet për restaurimin e ndërtesës neoklasike filluan në vitin 2017 dhe përfunduan në vitin 2018. Si në çdo qytet, ndërtesat janë një dëshmi e rrugëtimit të tyre historik,  identitetit të veçantë, social dhe kulturor. Ndërtasa e quajtur "Seferis" në Korçë manifeston pasurinë arkitektonike, por edhe rolin e elementit grek dhe ortodoks në fizionominë e qytetit.

Çështja Skripal, Putin përgjigjet me të njëjtën monedhë

Postuar në 17 Mars, 2018 10:56

Konsulli britanik në Moskë, Lordi Bristoou u thirr mëngjesin e së shtunës  në Ministrinë e Jashtme ruse për t’u informuar mbi reagimin e Rusisë ndaj masave të marra nga Londra pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal, i cili është shtruar në spital në gjendje kritike pas sulmit me agjent neuroparalitik.Disa ditë pasi Tereza Mei komunikoi dëbimin e 23 diplomatëve rus nga Britania,  Moska vendosi të mbyllë konsullatën britanike dhe të dëbojë një numër të barabartë të diplomatëve britanikë nga vendi, të cilët kanë  afat një javë për të lënë Rusinë.

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Mynih

Postuar në 07 Korrik, 2016 09:57

Qeveria shqiptare ka vendosur zgjerimin e shërbimit diplomatik në Republikën Federale të Gjermanisë. Në mbledhjen e datës 6 korrik, qeveria miratoi hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Mynih. Propozimi është bërë nga ministri i Jashtëm. Misioni diplomatik shqiptar në Berlin u vu në provë gjatë krizës së azilkërkuesve vitin e kaluar, por nga të gjitha raportimet, ambasada shqiptare thjesht u transformua në një shtojcë informative të Ministrisë të Brendshme gjermane për të dhënat e kërkuara për azilkërkuesit, për të mos dhënë asnjë ndihmë tjetër.

Martesa blic në Konsullatën e Shqipërisë në Milano

Postuar në 29 Shkurt, 2016 23:21

E mbani mend Ditmir Bushatin në vitin 2013 kur zinte vend në lajme e në tituj me idetë për rilindjen e diplomacisë, heqjen e të paaftëve, goditjen e nepotizmit në emërime, apo edhe thirrjen e këshilltarëve gjermanë dhe optimizimin e përfaqësimit? Ndoshta jo, se llafet i merr era, por jo thagmat si këto që sjell sot emisioni “Stop” në Tv Klan. Martesë ku shkesë është një sekser që thotë se lekët përfundojnë te konsullja e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobanaj. Një akuzë që mbetet vetëm e tillë, sa kohë që konsullja do të duhet të sqarojë pozicionin e vet.

Subscribe to RSS - konsullata