Mallkimi i Indonezisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 10:21

Të paktën 168 është numri i  të vdekurve nga cunami që goditi ishujt Java dhe Sumatra të Indonezisë. Dhjetra të tjerë janë zhdukur, ndërsa qindra shtëpi e ndërtesa kanë pësuar dëme të mëdha.  Cunami goditi ngushticën Sunda rreth orës 21:30 të së shtunës me orën lokale, pas një lëvizje tektonike që shkaktoi shpërthimi vullkanik i Anakut Krakatoa

Autoritetet kishin paralajmëruar banorët dhe turistët në zonat bregdetare që të qëndronin larg plazheve në ishujt Java dhe Sumatra.Autoritetet indoneziane janë shprehur se "mundësia e numrit të viktimave mund të rritet. Cunami i shkaktuar pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa në vitin 1883 kishte shkaktuar vdekjen e më shumë se 36 mijë njerëzve.

Kjo tragjedia është e fundit nga fatkeqësitë që kanë goditur Indonezinë këtë vit. Tërmete të njëpasnjëshme shkaktuar vdekjen e të paktën 500 personave, duke  rrafshuar pjesët e ishullit turistik Lombok në gusht, ndërsa më shumë se 2 mijë njerëz  vdiqën nga një tërmet dhe cunami në ishullin e Sulaëesi në shtator. Po ashtu gati 200 persona mbetën viktima të një aksidenti ajror në Detin Java në Tetor.

Për më tepër, ajo që  është ngulitur thellë në memorien e të gjithëve është tragjedia që ndodhi më 26 dhjetor, 2004, kur cunami i shkaktuar nga një tërmet në Oqeanin Indian shkaktoi 226,000 viktima në 13 vende, duke përfshirë më shumë se 120 mijë indonezianë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.