Kalon në qeveri kufizimi i importit të makinave

Postuar në 26 Tetor, 2018 22:29

 Në qeveri u miratua sot vendimi që ndalon importin në Shqipëri të automjeteve me mbi 10 vjet përdorim nga viti i prodhimit. Në relacion thuhet se të gjitha autoveturat e përdorura që nuk janë me zero kilometrazh dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në një shtet tjetër, duhet të përmbushin normën EURO 4) dhe  të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në  1 mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme. Ndalimi i importit të makinave me mbi 10 vjetërsi prodhimi është marrë në kuadër të ruajtjes së cilësisë së ajrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.