Videolajm/Në rrugën e dijes me mësimet e Luçiano Boçit

Postuar në 24 Shtator, 2018 15:06

Prindër dhe nxënës të fshatit Mengël në Elbasan shqyen dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera. Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme  dhe u futën në klasa.
Shkolla është mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi dëmtimeve që pësoi nga tërmeti  2 vjet më parë. Projekti për rikonstruksionin është gati, por autoritetet lokale thonë se nuk është lëvruar fondi. Bashkia e Elbasanit bëri me dije se nëse Ministria e Arsimit nuk ndërhyn deri në tetor, do të kryejë vetë rikonstruksionin e shkollës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.