Cirku i fushatës së radhës

Postuar në 08 Shtator, 2018 11:14

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Lulzim Basha ka propozuar vettingun e politikës, duke synuar që zgjedhjet vendore t’i shndërrojë në bast politik. Basha po na sugjeron të besojmë se politika duhet pastruar nga brenda vetes dhe ne duhet ta besojmë. 
Kryeministri Edi Rama duket se i pëlqen kjo ide që të jep mundësinë e llafeve pa punë. Një deputet i përjashtuar live dhe një kritikë për kryebashkiakët u servirën dje si një formë e parë e zbatimit të vettingut si këndi i emulacionit socialist. 
Nuk qëndron pas as LSI. Në një opinion të vetin dje, kryetarja Kryemadhi flet për një mision të partisë së saj, për njerëzit, të drejtën e bukës, jetës dhe për revolucione. 
Janë këta të tre që bëjnë marrëveshje, pazare, zgjedhin njëri-tjetrin dhe bëjnë edhe gjyqtarin. Asnjë propozim serioz dhe konkret, thjesht fjalë dhe zhurmë në një garë që po u lë përherë e më pak vend njerëzve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.