Itali, mosbindje civile për të mos paguar tarifën për autostradat

Postuar në 19 Gusht, 2018 11:36

Rrëzimi i urës Morandi në Genova të Italisë ka shtruar si çështje dite konçesionin e dhënë vite më parë. Dje, kryeministri Conte deklaronte se prishja e koncesionit është e vështirë, ndërkohë që e majta në pushtetbpo kërkon përditë ndryshimin e termave. Themeluesi i lëvizjes “5 yjet”, Beppe Grillo, vetë me origjinë nga Genova, ka kërkuar që kalimi në autostrada të jetë falas. Ai ka ndërmarrë një fushatë të mosbindjes civile për këtë qëllim, duke marrë si model vendet e tjera europiane. 

Ne, prindërit tanë, gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Angli dhe Gjermani janë falas. Në këto vende, qytetarët, në mënyrë legjitime, i përdorin dy herë pa paguar. I kanë finanzuar tashmë, janë të tyret. Në Itali autostradat i janë dhuruar koncesionarëve si Benetton që fitojnë miliarda euro pa asnjë rrezik apo investime kapitale

shkruan ai në blogun e vet.

Grillo shkon më tej duke deklaruar se formula e koncesionimit do të ndryshojë: kush do konçesione të nxjerrë paratë, është shprehur ai. Debati ëshë identik me atë në Shqipëri ku modeli i dështuar italian kopjohet vazhdimisht pikqërisht sepse gjeneron para nën dorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.