"Zoti Shkreli, mos fol vetëm për kangjellat e kryeministrisë!" (Video)

Postuar në 18 Korrik, 2018 15:29

Të gjithë e mbajnë mend ekzaltimin dhe mallëngjimin e Artan Shkrelit dhe Artan Lames kur Edi Rama në ditët e para si kryeministër hoqi rrethimin me kangjella të kryeministrisë. Të dy u prononcuan publikisht për kët akt madhor të Edi Ramës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Tani që po bëhet debat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar me qëllim ndërtimin e kullave nga Fusha sh.p.k çifti adhurues i Gherardo Bosios që projektoi Tiranën moderne nuk ka thënë asnjë fjalë.

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ne Komisionin e Ekonomise, i kërkoi zv ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkrelit, njekohesisht arkitekt, të flasë një herë të vetme për Teatrin, pasi si një “mbrojtës i trashëgimisë kulturore”, duhet të kishte dhënë një mendim për godinën simbol të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri.

 “Zoti Shkreli, nqse keni diçka për të komentuar unë besoj se është rasti që të flasësh edhe për Teatrin. Dole për kangjellat e Kryeministrisë, mendoj se ka ardhur dita se si një adhurues i Trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar, të dalësh dhe të flasësh për Teatrin”, iu drejtua zv/ministrit të Transporteve, Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë.

Tabaku i kërkon zv.ministrit të Ramës të flasë për Teatrin: Dole për kangjellat e Kryeministrisë, ka ardhur dita që... on Vidnews.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.