Plumba në kokë shoferit të Xhafës

Postuar në 30 Qershor, 2018 13:25

Një prej shoferëve të ministrit të Brendshëm , Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë me tre plumba në kokë në automjetin e tij. Kanë qenë kolegët që kanë konstatuar ngjarjen e rëndë, ku gardisti Shkelzen Qordja u gjet i vdekur në rrethana ende të paqarta.

Dyshimet e para edhe sipas ekspertizës paraprake të policisë jane per nje vetevrasje, por ka raportime se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja pistolete. Qordja ka sherbyer prej 15 vjetesh si shoferi në Ministrinë e Brendshme. Do të jetë ekspertiza dhe hetimet që do të zbardhin ngjarjen, ku viktimë është shoferi i ministrit të Brendshëm, i cili është në epiqendër të sulmeve të opozitës për shkak të përfshirjes së vëllait të tij në trafik droge.

Vete ministri Xhafaj eshte shprehur i shokuar me ngjarjen duke shtuar se beson në ekspertizën eorganeve hetimore.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.