“Gjuha Universale”, si do kuptohemi me jashtëtokësorët

Postuar në 28 Maj, 2018 20:39

"Një ballafaqim ballë për ballë mes njerëzve dhe jashtëtokësorëve është shumë i vështirë për shkak të distancave astronomike". Nëse ka jashtëtokësorë dhe në qoftë se biem ndonjëherë në kontakt me ta, nuk e dijmë se çfarë gjuhe ata flasin (nëse flasin) dhe  nëse është e ngjashme me gjuhën njerëzore sa e kuptueshme mund të jetë? Këto pyetje ishin temë e një tryeze dialogu mes gjuhëtarëve dhe shkencëtarëve që morën pjesë në një seminar në Los Angeles me temë “Gjuha e Botës”.

Tryeza ishte nismë e Organizatës Jofitimprurëse (Messaging Extraterrestrial Intelligence). Në të mori pjesë edhe gjuhëtari i njohur Noam Chomsky, i cili pavarësisht moshës 89 vjeçare, ishte autor i studimit që u prezantua në seminar.

Një pyetje themelore që kërkon përgjigje sipas tij është nëse gjuha është "universale" dhe e kuptueshme jo vetëm në Tokë. Me fjalë të tjera, nëse gjuha ka një strukturë të pandarë që është riprodhuar edhe në kulturat jashtëtokësore. Nëse është kështu, atëherë UFO-t do të jetë në gjendje të lexojnë një mesazh të dërguar nga Toka ose, anasjelltas, banorët e Tokës do të kenë një shans për të kuptuar disa mesazhe të jashtëtokësorëve.

"Ne nuk presim që të ketë një lloj universi të tipt  “Star Trek” ku shumica e jashtëtokësorëve të kenë pamje të humanoidëve me një "përkthyes universal" në krah.  Pyetja është nëse ka një mundësi për të kuptuar njëri-tjetrin duke dërguar mesazhe radiofonike"- tha gjuhëtari Sherry Wells-Jensen.

Për dekada të tëra, Chomsky ka argumentuar se ekziston një "gramatikë universale" që lidh gjuhët e ndryshme të planetit tonë. Ai ka thënë shpesh se në qoftë se një marsian viziton Tokën, do të mendojë se ne flasim dialekte të së njëjtës gjuhë, sepse të gjitha gjuhët tokësore ndajnë një strukturë të përbashkët. Por nëse jashtëtokësorët kanë gjuhë, a është ajo e ngjashme me tonat? Kjo është pyetja e madhe.

Dy studime të paraqitura në këtë seminar (përfshi atë të Chomsky-t) theksonin se edhe gjuhët jashtëtokësore mund të kenë një "gramatikë universale", duke pasur në thelb të njëjtën arkitekturë që ekziston në gjuhët Tokësore.

Kundërshtarët e kësaj teorie tallen me idenë se mesazhet e lëshuara në univers të frymëzuara nga gjuhët natyrore tokësore mund të kuptohen nga alienët. Ata besojnë në dërgimin e mesazheve të koduara të bazuara në parimet e matematikës dhe fizikës, duke shpresuar se do të ketë efekt universale dhe mund të identifikohen nga alienet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.