Tahiri çliron Edi Ramën. Dorëzon mandatin pas presionit gjerman

Postuar në 03 Maj, 2018 11:05

Saimir Tahiri ka dorëzuar sot mandatin e deputetit pas një konference për shtyp në të cilën foli me një gjuhë moralizuese për politikën. 

“Prita për dy javë rresht të flisja në parlament dhe diku mes miellit dhe çizmeve mu bë e pamundur dhe nuk kisha rrugë tjetër përveç kësaj që zgjodha për të ndarë me ju një qëndrim timin”, tha Tahiri duke nënkuptuar se ka patur ndërmend të dorëzojë mandatin që dy javë më parë në Parlament.

Duke mos lënë mënjanë as kryeministrin Rama për akuzat dhe aludimet ndaj tij, ish-ministri i Brendshëm ka ndërmarrë sot një hap që duket se çliron mazhorancën dhe qeverinë nga detyrimi për të folur më për çështjen “Tahiri” para partnerëve të huaj.

Unë nuk kam qenë kurrë dhe nuk jam si këta. As nuk fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për t’i bërë hije ndokujt dhe as për të ndenjur në hijen e ndonjërit, as për të kapur ndonjë tender apo ca lekë dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri. Jo më të ketë ndonjë shans të vërtetë pastaj që rrugën për në Europë ta pengoj unë. Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj akuza dhe gënjeshtra përtej çdo imagjinate. Unë nuk jam nga ata që fshihen pas mandatit dhe pas imunitetit dhe aq më pak të fshihem pas tyre. Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para. Unë nga sot nuk jam më deputet. Do të përballem me këdo, sepse besoj se e vërteta mjafton dhe është më e fortë se çdo tjetër. Unë do të përballem si qytetar i lirë më drejtësinë. Unë sot iu them se unë nuk jam palaço si ata që kanë qeverisur për 25 vite dhe sot bëjnë moral. Unë s’kam nevojë për imunitet për t’u përballur me drejtësinë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë dhe as do ta bëj, në një betejë që tashmë nuk e kam timen

tha ai.  

Një ndihmë e çmuar për kryeministrin të cilit iu vu kusht në Gjermani çështja e ministry të Brendshëm. Tirada e gjatë e ish-ministrit nuk ka asnjë vlerë përveç aktit të dorëzimit të mandatit – ENDE I PAZYRTARIZUAR – dhe atij se ky grumbull fjalësh konfirmon se stresi politik i krijuar mbi këtë çështje aktualizohet nga presioni ndërkombëtar dhe aspak nga presioni i brendshëm. Për këtë arsye z. Tahiri, nëse pretendon se është ai që thotë se është do të duhet të kishte dorëzuar mandatin që ditën e parë, apo të dytë e të mos kishte nxituar të shantazhonte me fjali të tipit “nuk keni parë gjë akoma”.

Sot akti I tij ka patjetër mirëkuptimin dhe lutjen e Edi Ramës ndaj të cilit ai ja shërbeu dorëzimin e mandatit në këmbim të asaj që me gjasë do ta shohim së shpejti me një mbyllje të procesit gjyqësor, njësoj ndoshta në finale si gjyqi ndaj Lulzim Bashës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.