Partia e gjithçkaje

Postuar në 03 Maj, 2018 12:54

Ka një karakteristikë të përhershme të mazhorancave socialiste që qeverisin Shqipërinë. Për ta thënë me fjalë të thjeshta: ndodh që qeveritë e së majtës leqendisen e leqendisin veten sa kohë janë në krye të vendit.

Kështu në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos kur ndarja me Ilir Metën për pazaret me parën publike prodhoi degjenerimin butaforik të KPD-së. E më pas me lojërat dhe akuzat perverse ndaj njëri-tjetrit ku u përfshi edhe Edi Rama.

Duhet thënë se mazhoranca si këto të socialistëve kanë zakonin e sakrifikimit të njerëzve të vet dhe kjo është një tjetër cilësi që e dallon nga PD. Në kohën e qeverisjes socialiste të Nanos për shkak të përplasjes në pushtet u bënë kurban ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, ish-prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi dhe më vonë doli nga loja ish-presidenti Rexhep Mejdani.  Siç e dimë asgjë parimore nuk i ndau këta “shtetarë” që përfunduan si analistë mediash.

Socialistët e reformuar të Edi Ramës morën pushtetin në dukje më solid se paraardhësit, por në katër vite u bëmë dëshmitarë se fjala dekriminalizim lindi për shkak të tyre. Humbje mandatesh të deputetëve, largime nga parlamenti, dorëheqje nga detyra e kryebashkiakut për të ardhur sot te dorëzimi i mandatit të një ish-ministri. Që u shpall kampion i suksesit të qeverisjes.

Arsyeja e kësaj shfaqjeje që konusmon kaq shumë energji publike dhe në fund manifeston pazarin e pushtetit është edhe fakti se ky pushtet buron në mos nga krimi, nga kompromisi me të dhe që ushqehet vetëm te korrupsioni me të cilin ble suksesin politik. Nëse ka nevojë për një skaner dhe vetting të thellë, që në gjenezë ai duhet bërë për Partinë Socialiste e cila në dallim nga dy rivalet e veta funksionon si matricë e së keqes dhe është e strukturuar si e tillë. Modeli politik i ushtrimit të pushtetit është po ai që ishte para ’90-ës: krim, përfitim, korrupsion dhe solidaritet sekti.

Comments

Submitted by genti (not verified) on

Nëse ka nevojë për një skaner dhe vetting të thellë, që në gjenezë ai duhet bërë për Partinë Socialiste e cila në dallim nga dy rivalet e veta funksionon si matricë e së keqes dhe është e strukturuar si e tillë. Modeli politik i ushtrimit të pushtetit është po ai që ishte para ’90-ës: krim, përfitim, korrupsion dhe solidaritet sekti......nese e mendon vertet kete qe ke shkruar qofsh ti qe je...partite e medha ps pd lsi funksionojne ekzaktesishte njelloj ne lidhje me krimin korrupsionin,raportin me vitet para 90,sa per sektin bejne pjese te gjithe bashk te i njejti sekt..llogjike me komuniste e partizan...

Submitted by genti (not verified) on

gabohesh..nuk ka strukture ps..e vetmja strukture eshte politika..politika eshte nje sistem lavatrice qe thith vetem pislliqe per ti pastruar..sa i pastron e sa behet pis ske nevoje per pergjigje besoj..dhe ps tani eshte po njelloj ekzaktesishte vetem nje person..po i ben qefin nese e quan strukture..mund te kete qene dikur..nuk eshte me

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.