200 vjet pas Frankenstein, frikë nga Inovacioni i papërgjegjshëm

Postuar në 11 Mars, 2018 12:23

Një përvjetor historik 'festojnë'  në 2018ën shkenca dhe teknologjia. Janë mbushur 200 vjet që nga botimi i librit historik "Frankenstein ose Prometeu modern" të autores britanike, Mary Shelley.
 
Bëhet fjalë për një roman që përmbledh frikën e racës njerëzore nga rreziqet e kërkimit dhe të eksperimentimit në  misteret e paeksploruara. Frikëra që nuk shuhen por rriten me kalimin e viteve  ku "Silicon Valley" dhe çdo laborator tjetër hulumtues në botë nxjerr asa nga mëngët.
 
Këtu nuk flitet vetëm për teknofobët e zakonshëm, por në përgjithësi për ata që shqetësohen se shkencëtarët nuk kanë aftësinë për të parashikuar pasojat e eksperimenteve dhe shpikjeve të tyre.
 
Ndonëse kanë kaluar dy shekuj, historia përfytyruar e krijesës që u kthye kundër Krijuesit, provoi jo vetëm magjepsjen që la në imagjinatën popullore dhe art, duke frymëzuar shumë filma, por vazhdon të "ndjekë" shkencëtarët dhe inxhinierë.
 
Për publikun e gjerë, shkencëtari është një krijesë që ka një tendencë për të "imituar Zotin" dhe për të krijuar monstra të pakontrollueshme, që mund të jenë "fyerje" dhe  kërcënim për shoqërinë, nëse  jo të për gjithë njerëzimin.
 
 
Çdo here që zbulohet një teknologji e re bërthamore, kryhen  transplantet e organeve nga kafshët tek njerëzit, apo eksperimente në  bioteknologji / gjenetikë, nanoteknologji, robotikë, inteligjencën artificiale, shoqërohet me  emrin e "Frankenstein".
 
Edhe pse shumë njerëz nuk e dinë se nuk ka qenë ndonjë një shkencëtar i çmendur i cili  krijuar një përbindësh si Frankenstein, por vetëm një shkrimtar.
 
Çështja nuk është për të ndaluar risitë apo zbulimet e reja dhe eksperimentimet (madje edhe ato të rrezikshme). Por studiuesit nuk mund të luajë "Ponc Pilatit" duke punuar fshehurazi pa asnjë këshillë nga të tjerët.

Ata duhet të jenë të hapur ndaj shqetësimeve publike dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi personale dhe sociale për ata që vazhdimisht krijojnë, për të vendosur një kornizë për "inovacionin e përgjegjshëm".  

Ndërsa psikologu i shquar,  Steven Pinker i Universitetit të Harvardit, sapo ka shkruar një libër të ri "Iluminizmi tani", ku deklarohet optimist për përparimin e shkencës dhe racionalitetit dhe paralajmëron se "fantazitë mbi Frankenstein" dhe krijesat imagjinare ekzistenciale në fund të fundit mund të bëjë më shumë dëm, duke hequr vëmendjen e njerëzimit nga kërcënimet e menjëhershme dhe realiste, të tilla si ndryshimi i klimës, terrorizëm apo një luftë bërthamore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.