Lë Vetevendosjen, mban Prishtinën

Postuar në 07 Mars, 2018 21:53

Thellohet kriza në lëvizjen majtiste të Kosovës. Pas afro 7 vitesh aktivitet politik në radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqjen nga kjo parti. Në një psotim në rrjetet sociale ai thotë se është i zhgënjyer nga debati i brendshëm te Vetvendosja dhe përplasjet mes njerëzve që dikur i bashkonin të njëjtat kauza.

“Muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme për Levizjen Vetëvendosje të cilin as armiqët më të mëdhenj të LVV e të shtetit nuk do të mund as t'a dizajnonin e as imagjinonin. Ende sot nuk po mund të besoj se ky debat ka ndodhur në mes të njerëzve që deri dje kanë qenë të gatshëm të vdesin për njëri tjetrin”

Ahmeti thotë se Lëvizja e themeluar nga Albin Kurti të jetë në gjendje të sjellë ndryshimin në Kosovë.

“Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilen unë kam hyrë në LVV nuk është më. Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia”

Suksesi më i madh i Shpend Ahmetit ishte zgjedhja si kryetar i Komunës së Prishtinës, detyrë të cilën do ta vazhdojë edhe pse ka shpallur largimin nga partia. Dorëheqja e tij është një goditje për Vetevendosjen pasi i heq kontrollin politik të kryeqytetit të vendit. Vetëvendosje  muajt e fundit ka pësuar përçarje, një çarje mesa duket të parikuperushme për shkak të përplasjes mes dy grupimeve, atë të Albin Kurtit dhe Visar Ymerit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.